Partitë politike në Shqipëri janë kokë e këmbë në fushatë, për zgjedhjet e 11 majit

Partitë politike në Shqipëri janë kokë e këmbë në fushatë, për zgjedhjet e 11 majit

Partitë politike në Shqipëri janë kokë e këmbë në fushatë, për zgjedhjet e 11 majit. Në këto zgjedhje, Partia Socialiste në pushtet, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kërkon mandatin e katërt. Rama tashmë ka inkorporuar në fushatën e tij animacione kurse takimet me qytetarët janë me shumë batuta për kundërshtarët politik.

Për zgjedhjet e 11 majit janë regjistruar 51 subjekte politike dhe disa koalicione.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” udhëhiqet nga Partia Demokratike e Sali Berishës dhe ka në përbërjen e saj Partinë e Lirisë së Ilir Metës dhe 24 aleatë të tjerë.

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, ku bëjnë pjesë dy parti të drejtuara nga ish-përfaqësues të Partisë Demokratike. Koalicioni tjetër është “Nisma Shqipëria Bëhet”, që ka në përbërje parti të reja që vijnë nga shoqëria civile. Demokratët kërkojnë ndryshim politik dhe rikthimin në pushtet pas 12 vjetësh në opozitë.

“Edi Rama është një arrogant i lindur, siç e dini, është problematik. Por, ai e di nga ana tjetër se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë atë. Prandaj ai i urren ata dhe është i lumtur kur ata largohen nga vendi. Prandaj më 11 maj, çdo i ri duhet të votojë që ta paketojë atë në të kaluarën”, tha Sali Berisha, Kryetar i PD-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë njoftoi se 230.000 votues jashtë vendit janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.

Kjo është hera e parë që diaspora shqiptare mund të votojë në zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Besohet se janë diku 23-25 që mund të ndikohen nga vota e diasporës.

LEXO EDHE:

Back to top button