VLEN: Gati një vit në qeveri, shqiptarët janë pjesë e denjë e institucioneve dhe projektet me interes publik po realizohen
VLEN: Gati një vit në qeveri, shqiptarët janë pjesë e denjë e institucioneve dhe projektet me interes publik po realizohen

Nga koalicioni në pushtet thonë se para se VLEN të merrte pushtetin, BDI non grata u përpoq ta trembte popullin me gënjeshtra se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve do të shfuqizohej, se ndërtimi i Korridorit 8 do të ndalej dhe se do të vinte regres dhe kaos institucional.
“Sot, pas gati një viti qeverisjeje të VLEN-it, çdo qytetar mund ta shohë qartë: asnjë nga këto gënjeshtra nuk qëndroi. Ligji për Gjuhët është më i garantuar se kurrë. Korridori 8 është në rrugën e duhur me standarde të larta dhe pa skandale korrupsioni. Reformat po ecin përpara dhe shqiptarët janë një pjesë e denjë e institucioneve. Gënjeshtrat e BDI non grata u lanë pas dore. Ajo që ka mbetur prej saj është vetëm një zë i dëshpëruar opozitar që jeton me frikën e drejtësisë dhe kujtimin e pushtetit që përdori për pasurim personal”, thonë nga VLEN.