Gjokoviqi në finale, “leksion” debutuesit rus

Tenisti serb Novak Gjokoviq është finalisti i parë i grand slam-it të “Australian Open” për meshkuj. Numri 1 në botë mundi 3-0 në gjysmëfinale rusin Aslan Karatsev. Për rusin kjo ishte hera e parë që shkonte në një gjysmëfinale, në debutimin e tij në një turne të madh.
Ndaj Gjokoviqit, rusi Karatsev bëri një ndeshje të mirë, por serbi pati epërsi në fushë, duke i fituar setet me diferencë: 6-3, 6-4 dhe 6-2. Në këtë sfidë u duk sikur tenisti serb ruajti energji për ndeshjen finale të së dielës, ku do të luajë me fituesin që do të dalë nga përballja mes rusit tjetër Daniiil Medvedev dhe grekut Stefanos Cicipas.