Ryva Kajtazi feston sot ditëlindjen, ja sa vjeçe është

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi, feston sot ditëlindjen e saj. Ajo ka publikuar në një postim në rrjetin social Instagram një foto, ku para saj vihet re një tortë e madhe. Ryva, gjithashtu ka postuar në InstaStory, urimet e miqve të saj.

Bukuroshja bionde mbush ditën e sotme plot 41 vite. Artistja mori vëmendje me paraqitjen e saj, teksa mbante të veshur një këmishë të bardhë.

“Është ditëlindja ime”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Ky postim i këngëtares mori mijëra pëlqime dhe qindra komente nga miqtë dhe fansat të cilët i uronin më të mirat në jetë. Kujtojmë se në muajin mars të këtij vitit të kaluar, këngëtarja Ryva Kajtazi zbuloi në ditën e lindjes së saj se do të bëhej nënë për herë të dytë.

Përmes një fotoje në Instagram, Ryva ekspozoi barkun e rrumbullakosur dhe tregonte gëzimin e madh që ndjente për faktin se do të bëhej sërish nënë.

Pritja e ëmbël mori fund më 2 Qershor të vitit 2020 dhe bekimi i dytë i këngëtares erdhi në jetë. Ryva ka ndarë një foto me dorën dhe gjysmën e portretit të bebushit të porsalindur, ndërsa krahas saj ka shkruar:

“Më datë 01.06.20, ne u bekuam me ardhjen tënde”- duke treguar se është bërë nënë për herë të dytë ditën e djeshme.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button