Regjim i përkohshëm i qarkullimit në pikën kufitare “Dellçevë”, priten pritje më të gjata
Në Pikën Kufitare “Dellçevë” është vendosur regjim i përkohshëm i qarkullimit, për shkak të fillimit të punimeve ndërtimore në infrastrukturën rrugore, në kuadër të rikonstruksionit të plotë të pikës kufitare.
Regjimi i ri hyn në fuqi nga sot (10 shtator 2026), ndërsa gjatë kohëzgjatjes së punimeve, qarkullimi i automjeteve motorike në hyrje dhe dalje të shtetit do të zhvillohet përmes nga një korsie rrugore në secilin drejtim.
Për shkak të zvogëlimit të kapacitetit të qarkullimit në pikën kufitare, nga Ministria e Punëve të Bredshhme paralajmërojnë se janë të mundshme pritje më të gjata për automjetet.
Qytetarëve u bëhet apel që, nëse kanë mundësi, të përdorin edhe pikat e tjera kufitare me shtetet fqinje, me qëllim shmangien e pritjeve dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve./Alsat.mk.








