Mariçiq takohet me prokuroren Villma Ruskoska

Nevojat e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përgatitjet e republikës së Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian dhe rritja e efikasitetit në veprimin e lëndëve ishin temat e bisedës së takimit të sotëm mes ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq dhe prokurores publike për krim të organizuar  dhe korrupsion Vilma Ruskoska.

Mariçiq gjatë bisedës, siç njoftojnë nga Ministria e  Drejtësisë, ka theksuar se do të jetë mbështetje në procesin e përforcimit të kapaciteteve në Prokurori, me qëllim luftën më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë sa i përket fillimit të bisedimeve dhe hapjes së Kapitullit 23 – Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale, Mariqiç ka theksuar se në fokus të bisedimeve do të jetë gjyqësori, prokuroria dhe implementimi i ligjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button