KSHZ zyrtarizon rezultatet në Shtip e Pllasnicë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zyrtarizoi rezultatet e zgjedhjeve komunale në Shtip dhe Pllasnicë. Sipas rezultatit nga zgjedhjet e mbajtura më 13 dhjetor, fitues në Shtip është kandidati i LSDM-së, Sashko Nikollov, ndërsa në Pllasnicë kandidati i BDI-së, Alija Jahoski. Në KSHZ nuk ka pasur ankesa për procesin e votimit. As gjatë afatit 48 orësh në Gjykatën Administrative nuk është dorëzuar asnjë ankesë mbi procesin zgjedhor, pavarësisht se një vendvotim ishte prishur me vendim të KSHZ-së. Ndërkohë mbetet e paqarta heshtja e Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaj deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski i cili gjatë votimit në Pllasnicë tregoi publikisht votën e tij, vepër e cila bie ndesh me dispozitat e Kodit Penal mbi fshehtësinë e votës dhe dënohet me të paktën 3 vite burg.

LEXO EDHE:

Back to top button