Fjuri me trajnerin e njëjtë synon fitore ndaj Xhoshuas
Boksieri britanik Tajson Fjuri ka nisur zyrtarisht përgatitjen për sfidën e tij të radhës, ndaj Entoni Xhoshua-s. Një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë dhe që pritet të zhvillohet këtë verë. ury, i pamposhtur në ring në karrierën eë tij, aktualisht ndodhet në Las Vegas, ku ka nisur nga puna me një nga përgatitësit e tij, Horhe Kapitello.
Ky i fundit ka postuar disa video në rrjetet sociale, ku duket në punë bashkë me Fjurin, duke u përgatitur për sfidën e radhës. Kapetillo ka punuar disa herë me Fjurin dhe kanë nisur sërish përgatitjet. Boksieri britanik duket në formë të mirë fizike dhe gati për rikthimin në ring, në këtë sfidë të rëndësishme për të.
Tyson Fury showing off his hand speed, training for Anthony Joshua in Las Vegas today…
[📽️ Jorge Capetillo] pic.twitter.com/7JL5TnwyyX
— Michael Benson (@MichaelBensonn) April 14, 2021
Fjuri ka thënë se pret së shpejti një përgjigje për vendin dhe datën se ku do të zhvillohet sfida me Xhoshua-n.