Muriqi nuk duron më në Lacio, kërkon sërisht Turqinë

Sipas portalit “Hurruyer”, sulmuesi i “Dardanëve”, Vedat Muriqi ka telefonuar menaxherin dhe drejtorin sportive, Emre Belozoglu, për të shqyrtuar mundësinë e një kthimi të bujshëm në Stamboll. Në Turqi janë të hapur për t’ia nisur operacionit, me Muriqi të pasistemuar te Lacio dhe i lodhur duke pritur për mundësi.

Sidoqoftë, ish-klubi i tij, Fenerbahçe, për shkak të problemeve financiare, do të ishte gati të ofronte një huazim të lojtarit, jo më shumë. Nuk ka gjasa që Lazio ta pranojë një skenar të tillë, pasi ka paguar 18 milionë euro në arkat e klubit të Stambollit. Një investim i rëndësishëm për të mos u hedhur poshtë.

Kujtojmë Muriqi te Lazio zhvilloi 29 ndeshje, duke shnëuar 2 gola, 1 asist për gjithsej 871 minuta të luajtura. Konkurrenca, lëndimi, Covid-19, pengesa të mëdha për të në sezonin debutues italian. Bomberi kosovar nuk ishte në gjendje të imponohej dhe të paraqitej si në Turqi.

LEXO EDHE:

Back to top button