A do të thot që Zuckerberg përdor aplikacionin Signal, me që u zbulua numri i tij në këtë platformë?

Sipas një raportimi, bashkë me numrin e tij të celularit janë publikuar dhe të dhënat mbi vendndodhjen, detajet e martesës, datëlindja dhe Facebook user ID. Përveç Mark, në listë rezultojnë edhe të dhënat e bashkëthemeluesve Chris Hughes dhe Dustin Moskovitz.

Bazimi është bërë tek fakti se një security researcher, pasi i pa këto të dhëna zbuloi se numri i publikuar i Zuckerberg rezultonte i regjistruar në aplikacionin rival të Whatssap, Signal. Zbulimin e tij ai e shpërndau në Twitter më pas duke shkruajtur: “Mark Zuckerberg respekton gjithashtu privatësinë e tij, duke përdorur një aplikacion që ka end-to-end encryption dhe nuk zotërohet nga Facebook.”

Sigurisht që edhe  Signal nuk mbeti pa publikuar gjetjen duke rikujtuar ndryshimin e rregullave të privatësisë së Facebook nga 15 maji. “Mark ju tregon shembullin që duhet të ndiqni” është shprehur Signal duke nënkuptuar se kjo është një arsye më shumë përse duhet të fillojmë të përdorim app-in e tyre.

 

LEXO EDHE:

Back to top button