Filipçe: SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë asnjë kundërshtim për porositjen e vaksinave kineze

“Asnjë vend i Evropës Perëndimore, as Shtetet e Bashkuara nuk kanë adresuar deri më tani ndonjë kundërshtim ndaj autoriteteve tona lidhur me vendimin për të blerë vaksina nga Kina,” tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sa ishte i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat. Siç theksoi, në takimet me përfaqësuesit diplomatikë u tha që gjithçka duhet të bëhet që vendi të marrë dozat e nevojshme të vaksinës sa më shpejt të jetë e mundur.

Në mënyrë të qartë, në bisedat tona shumë të shpeshta me të gjithë ambasadorët e vendeve të Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara, u tha që vendi ynë duhet të bënte gjithçka dhe ne e bëmë atë, në mënyrë që të mund të marrim vaksinat sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Filipce.

LEXO EDHE:

Back to top button