Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Në orët e hershme të mëngjesit u hapën të gjitha dyert e xhamive në vend duke pritur besimtarët myslimanë për të falur namazin e Fitër Bajramit. Me të përfunduar ky obligim, besimtarët uruan njëri tjetrin duke shprehur urata nga më të ndryshmet, por që shumë prej tyre kishin të bëjnë me zhdukjen e pandemisë Covid 19. Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu apeloi besimtarët myslimanë që ditët e kësaj feste ti kalojnë në mënyrën më të bukur por me kujdes të veçantë ndaj masave mbrojtëse kundër virusit korona.
https://www.youtube.com/watch?v=F6vAZlU3N4o
Përsëri të vazhdojnë t’u përmbahen të gjitha masave që janë të parapara në zbehjen dhe evitimin e kësaj sëmundje të rrezikshme. Ne do ti përmbahemi rregullit, respektit ndaj masave deri në momentin kur organet kompetente, edhe botërore, edhe të vendit do të japin qëndrimin e fundit të tyre. Andaj, edhe sot apeloj te të gjithë besimtarët që ta gëzojnë këtë ditë të madhe, të shprehin dashurinë e tyre ndaj familjeve të tyre, ndaj besimtarëve në përgjithësi por me një kujdes të jashtëzakonshëm sepse edhe më tutje duhet të vazhdojmë të japim kontributin tonë”- deklaroi Shaqir Fetahu, kryetar I BFI-së.
Manifestimi qendror i Fitër Bajramit u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha, në Shkup. Festa e Fitër Bajramit kremtohet një ditë pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ajo që e karakterizon këtë festë është bamirësia gjatë muajit Ramazan që shprehet në forma të ndryshme. E obliguar për myslimanët është dhënia e Zekatit ose ndryshe e quajtur Lëmoshë pastruese. Çdo mysliman i cili zotëron një nivel të caktuar pasurie në para duhet të ndajë 2.5 përqind të saj të varfërve.
Melihate Rustemi