Osmani-Mazi, diskutuan për proceset e integrimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani takoi sot Ambasadorin Zef Mazi, njëherit kryenegociator për aderim të Republikës së Shqipërisë në BE. Gjatë takimit në fjalë u shkëmbyen mendime lidhur me proceset aderuese në BE të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

- Advertisements -

“Metodologjia e re parashikon udhëheqje më të fortë politike të vetë procesit të negociatave, rol më të madh të vetë shteteve-anëtare në mbikëqyrjen dhe vlerësimin e procesit negociues, me çka, roli i Rrjetit tonë diplomatik në kryeqytetet e BE-së merr një rëndësi dhe përgjegjësi shtesë për udhëheqje të suksesshme të negociatave. Sigurisht, si pika kyçe të komunikimit me institucionet e BE-së janë misionet në Bruksel të vendeve që negociojnë, të cilët duhet të kenë përforcim serioz diplomatik; ndërsa rol të veçantë marrin edhe të gjitha ambasadat e tjera në vendet-anëtare të BE-së, të cilat duhet të vendosin rrjedhë efikase të informacioneve për përparimin e vendit, dhe më e rëndësishmja, sistem për paralajmërim të hershëm, me qëllim informimin e drejtë të Qeverisë dhe të vetë strukturës negociuese për vlerësimin dhe udhëzimet që vijnë nga kryeqytete evropiane”, theksoi Osmani.

Ministri Osmani njoftoi bashkëbiseduesin për statusin e reformave të arritura, si dhe për gjendjen aktuale në vendet fqinje.

LEXO EDHE:

Back to top button