Basha: PD një parti e madhe, vendimi në dorën e strukturave të partisë

Nga Fieri, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi edhe zërat kritik ndaj tij brenda PD-së, pas zgjedhjeve të 25 prillit. Basha u shpreh se PD-ja është një shtëpi e madhe ku nuk ka njerëz të tepërt. Ai u shpreh se të gjithë në PD duhet të jenë mendjehapur ndaj çdo ideje mendimi dhe kritike konstruktive.

“Partia Demokratike ka lindur si një parti e lirisë dhe kjo na ka mbajtur një parti të madhe edhe në kohë të vështira, dhe kjo na ka zmadhuar edhe më shumë në betejën tonë për t’u kthyer shqiptarëve shpresën dhe për të luftuar dhe punuar për ta. Ne jemi pra, një shtëpi e madhe ku nuk ka njerëz të tepërt. Padiskutim, gjithsecili ka mendimet e veta, ka qëndrimet e veta, ka idetë e veta, gjithsecili këtu ka kontributin tuaj, investimin tuaj, sakrificën tuaj personale dhe jo vetëm, gjithsecili prej nesh ka dhe të metat dhe gabimet e veta nga i pari tek i fundit. Ndaj, le të jemi konstruktiv dhe mendjehapur ndaj çdo ideje mendimi dhe kritike konstruktive.

Ju të gjithë jeni eksoficio anëtarë të Kuvendit Kombëtar. Ju i keni shkruar rregullat më demokratike që ka një parti politike në Shqipëri dhe në Ballkan. Ju e dini fare mirë se pushteti për të zgjedhur ata që ju përfaqësojnë dhe ju drejtojnë kanë qenë në dorën tuaj dhe së shpejti do të jetë prapë në dorën tuaj, vendimi do të jetë i juaji. Por tani gjëja më e rëndësishme është të shohim njëri-tjetrin në sy dhe pasi ta ndajmë vështrimin, mos të kemi asnjë pikëpyetje se ku qëndrojmë.

Zgjedhjet nuk do të njihen, objektivi ynë politik është rrëzimi një orë e më parë i regjimit Rama-Doshi, me të cilin nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, por vetëm betejë, asnjë minutë paqeje deri në shporrjen e tij dhe deri në kthimin Shqipërisë shqiptarëve”, u shpreh Basha.

LEXO EDHE:

Back to top button