Feniks Sans, kalon në finalen e Perëndimit

Skuadra e Feniks Sans ka kaluar në finale të Konferencës Perëindimore në NBA, pasi që në gjysmëfinale, mundi Denver Nagetsin me rezultat 4-0 në fitore. Sans dominoi edhe takimin e katërt, të zhvilluar në terrenin e Denverit, duke shënuar fitore me rezultat 125-118.  Më meritorë në fitoren e Feniksit ishin Kris Poll me 37 pikë dhe Devin Buker me 34 pikë. Te skuadra vendase u dalluan Vill Barton me 25 pikë dhe Nikola Jokiq me 22 pikë.

Ndërkohë në Konferencën e Lindjes, Milluoki Baks mundi Bruklin Netsin me 107-96, për të barazuar rezultatin në 2-2 të serisë së gjysmëfinales. Bruklin Nets vuan lëndimin e Xhejms Hardenit, ndërsa në ndeshjen e fundit u lëndua edhe ylli tjetër i ekipit Kajri Irving. Sfida e radhës zhvillohet në terrenin e Bruklinit, para se të kalohet sërisht në terrenin e Milloukit.

LEXO EDHE:

Back to top button