Gjëra të çmendura në botën e futbollit. Peceta me të cilën Messi fshiu hundën del në shitje me çmim marramendës!

Nëse menduat se i dinit të gjitha gjërat dhe cilësitë e Messit a po gjithçka tjetër në lidhje me lojtarin kohët e fundit, e keni shum gabim! Peceta me të cilën futbollisti fshiu lotët dhe hundën gjatë konferencës për shtyp në lamtumirën me ish ekipin e tij Barcelonën ka dalë në shitje për një çmim marramendës. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle dhe konfirmojnë së bëhet fjalë për shifrën e 1 milion dollarëve.

Një nga fansat e yllit argjentinas e mori pecetën që Messi la mbi tavolinën ku ishin vendosur mikrofonat gjatë konferencës për shtyp dhe e ka nxjerrë në shitje në një nga faqet më të njohura spanjolle. Në përshkrimin e produktit thuhet se peceta përmban materialin gjenetik të Messi-t dhe se mund të përdoret në të ardhmen për të klonuar futbollistin. Gjithashtu thuhet se peceta është e rrudhosur, por në gjendje të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button