A do kishte implikime të brendshme për ndarjen përfundimtare të Shqipërisë në integrimin evropian? Ja çfarë thotë Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në emisionin “360 Gradë” në Alsat nuk ka dashur të komentojë nëse dhe çfarë implikime mund të priten brenda vendit, në rast se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia në procesin e integrimit europian.

“Mendoj se është më mirë të fillojmë negociatat së bashku, se jemi përgatitur bashkë me skriningjet shpjeguese dy-tre vjet më parë. Dhe mendoj se është më e mira për rajonin dhe për ne dhe për Shqipërinë që të fillojmë së bashku sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk do të komentoja implikimet e mëtejshme sepse ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë këtë qershor apo dhjetor. Interesi jonë është që të fillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Mariçiq. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button