Mariçiq: Ka një lloj krize në politikën e zgjerimit të BE-së
Ka një krizë në politikën e zgjerimit të BE-së, e cila është mjaft evidente, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në emisionin “360 Gradë” në Alsat. Siç kujton ai, në mes të çdo zgjerimi të BE-së zakonisht kanë kaluar nëntë vjet dhe këtë vit nga ai i fundit kanë kaluar nëntë vjet.
“Në historinë e BE-së zakonisht kanë kaluar nëntë vite ndërmjet dy zgjerimeve. Nga zgjerimi i parë, në vitin ’73 e deri më sot, afërsisht nga çdo zgjerim kanë kaluar nëntë vjet. Ky vit është viti i nëntë i zgjerimit të fundit, me Kroacinë në vitin 2013 dhe ende nuk e kemi idenë se kur do të jetë e ardhmja. Vetë kjo tregon se ka një lloj krize në politikën e zgjerimit”, tha Mariçiq. /Alsat.mk








