A do të përdoret gazi rus nëse është më i lirë për tregun vendor?

A do të përdoret gazi rus nëse është më i lirë për tregun vendor?

Drejtori i Resurseve Energjetike Kombëtare, Bajram Rexhepi i ftuar sonte në Magazina Ekonomike, në Alsat, ka thënë se derisa nuk ka ndonjë ndalesë për përdorimin e gazit rus, sipas tij, nëse do të jetë më i lirë për tregun vendor, sigurisht që do të shfrytëzohet edhe ai.

Mirëpo, Rexhepi ka bërë me dije se në BE, sivjet sasia e gazit rus aktualisht është vetëm 8 apo 9 për qind.

“Përderisa nuk kemi një ndalesë për përdorimin e gazit rus, nëse ai do të jetë më i lirë për tregun tonë, sigurisht që ne do të shfrytëzojmë edhe atë. Por, duhet të shihet edhe ana gjopolitike, sepse nesë e shikoni hartën e furnizimit të BE-së, pjesa dërrmuese e gazit natyror ka qenë nga veriu në jug, ose nga lindja në perëndim, tani kjo po ndryshon. Nëse vitin e kaluar sasia e gazit rus që ka qenë në tregun evropian, ka qenë diku afër 43 për qind, sivjet pritet të jetë diku 8 apo 9 për qind, do të thotë ka rënie drastike. Kjo do të thotë se BE mund të mbijetojë edhe pa gazin rus”, tha Rexhepi./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button