A e dini historinë pas sfondit më të famshëm të kompjuterit të të gjitha kohërave?

A e dini historinë pas sfondit më të famshëm të kompjuterit të të gjitha kohërave?

Edhe pse shumë janë të bindur se kjo foto e famshme ishte e doktoruar apo edhe “fake”, asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Kjo është historia se si lindi sfondi më i famshëm i kompjuterit i të gjitha kohërave.

Charles O’Rear ka lindur në vitin 1941 dhe ka punuar si fotograf për revistën National Geographic për më shumë se 25 vjet. Që nga viti 1978, ai është fokusuar në vreshtarinë dhe prodhimin e verës dhe ka bërë fotografi mbi këtë temë në vende në mbarë botën.

Ndonëse gjithë jetën është marrë me fotografi, foton e tij më të famshme nuk e ka realizuar në fejesë, por krejt rastësisht. Ndërsa voziste përgjatë autostradës 121 në Kaliforni, Charles vendosi të tërhiqej dhe të fotografonte një vend për të cilin kishte menduar shpesh.

Disa vite më vonë, Microsoft i pagoi atij një shumë të konsiderueshme për atë foto, por Charles nuk e zbuloi kurrë se sa. Fotografia siç e dimë është falë kombinimeve të zgjeruara të ngjyrave në filmin Fuji dhe optikës së shkëlqyer të kamerës me të cilën O’Rear punonte në atë kohë.

Ai nuk mundi ta përcaktonte vetë çmimin e fotos, ndaj Microsoft i dërgoi një biletë avioni për të ardhur në selinë e kompanisë dhe për të negociuar.

Fotografia është shfaqur në sistemin XP që nga viti 2001 dhe është parë nga më shumë se një miliard njerëz çdo ditë.

Për një kohë të gjatë ka pasur një polemikë se ku është bërë fotografia – Irlanda, Franca dhe Zelanda e Re ishin vendet që përmendeshin më shpesh si një vendndodhje e mundshme.

Peizazhi me livadh të gjelbër, qiell blu dhe pak re ndodhet në kontenë Napa në Kaliforni.

“Fotoja është bërë pranë shtëpisë sime, teksa isha për vizitë me të dashurën time. Nuk është modifikuar në Photoshop. Bari ishte prerë dhe dielli po shkëlqente. “Nuk kishte një re në qiell, dhe në kohën kur isha gati të parkoja dhe të vendosja kamerën time, retë u shfaqën”, tha O’Rear.

Më vonë, lokacioni i famshëm u bë një vresht, kështu që sot kjo pamje duket shumë ndryshe.

LEXO EDHE:

Back to top button