A e dini se cili është personi i parë që Mbretëresha Elizabeth i kërkoi një autograf?

Mbretëresha Elizabeth II ka kërkuar një autograf nga Cristiano Ronaldo në fanellën e tij të re me Manchester United. Kështu, ai bëhet personi i parë që Mbretëresha i kërkon autograf.

Në fakt ky është një lajm: I pavërtetë! Origjina e këtij lajmi:

Më 1 shtator 2021, menjëherë pasi Manchester United publikoi fotografit e Ronaldos me fanellën e skuadrës, një thashethem filloi të qarkullojë në mediat sociale që pretendonte se Mbretëresha Elizabeth II kishte kërkuar autografin e yllit të futbollit pasi ajo dha një porosi për 80 fanella të MNU. Lajmi u shpërnda në Twitter nga një faqe e quajtur “Sport Innovation Society” dhe më pas bëri xhiron e rrjetit.

Por, ky lajm është i pavërtetë dhe Mbretëresha e Anglisë jo vetëm që nuk ka porositur 80 fanella të Manchester United por as nuk i kërkoi autograf Ronaldos.

Tweet-i i shfaqur më lart, i cili grumbulloi më shumë se 10.000 pëlqime brenda pak orësh, më vonë u fshi dhe u zëvendësua me një mesazh ku thuhej: “Ne nuk mundëm të konfirmonim vërtetësinë e lajmit për Mbretëreshën dhe CR7, kështu që vendosëm të fshinim. Kërkojmë falje.”

LEXO EDHE:

Back to top button