A e dini si i zgjedh NASA astronautët?

Shumë fëmijë rriten duke ëndërruar që një ditë të rriten për t’u bërë astronautë që do të jenë pjesë e misioneve në Hënë ose Mars. Por për të marrë këtë punë të paarritshme për shumë njerëz, astronautët e mundshëm kalojnë një proces të rreptë përzgjedhjeje.

Për shembull, për Klasën e 2021 të NASA-s, agjencia hapësinore amerikane zgjodhi vetëm 10 kandidatë nga 12,000 aplikantë. Kërkesat bazë janë të kesh nënshtetësi amerikane, master në fushën e inxhinierisë, biologjisë apo informatikës. Astronautët duhet të jenë në formë të mirë psikofizike dhe të aftë të kalojnë testet rigoroze të NASA-s.

Astronautët e parë ishin ushtarë, gjë që është logjike sepse gara e parë hapësinore u zhvillua gjatë Luftës së Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Sot zgjedhja është ndryshe, ndaj nuk duhet të jesh pilot apo ushtar për të shkuar në hënë.

Por ju duhet të kaloni nëpër trajnime rigoroze, dy vjet trajnim për të qenë një astronaut i kualifikuar. Stërvitja zhvillohet në një sërë mjedisesh dhe kushtesh, nga pishinat gjigante deri tek aeroportet dhe shkretëtirat e nxehta, për të testuar guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Astronautët stërviten nën ujë ose në pishina të mëdha të brendshme, duke u zhytur në një pishinë që simulon mikrogravitetin, ose mungesën e peshës, në mënyrë që të kenë ndjenjën e të qenit në hapësirë.

Astronautët kalojnë edhe teste të tjera dhe testohen edhe psikologjikisht. Udhëtimi në hapësirë ​​është shumë stresues dhe astronautët duhet të durojnë ndryshimet në gjumë, ekspozimin ndaj rrezatimit të fortë, ndryshimet në gravitetin dhe të luftojnë me periudha të gjata izolimi.

Pasi bëhen astronautë, ata flasin rregullisht me personelin mjekësor, përfshirë psikologët. Ruajtja e shëndetit mendor është një sfidë veçanërisht e madhe, pasi NASA planifikon të dërgojë njerëz në

 

LEXO EDHE:

Back to top button