A e ka zënë kriza edhe shtëpinë e bardhë, mbillen pemë dhe perime në oborr!

Në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ndodhet edhe ‘Parku i Presidentit’, ku aty gjendet një kopsht me perime të shumta, që mbillen zakonisht nga Zonjat e para të shtetit Amerikan, shkruan Gazeta Metro.


Që nga viti 1800 në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ekziston një kopsht ku mbillen perime. Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara John Adams dhe zonja e parë Abigail Adams, kishin rritur frutat dhe perimet, për të ushqyer familjen e tyre, në vend që të blinin prodhime në tregun lokal.

Aty ishin mbjellur rreth 55 lloje perimesh dhe frutash për ushqim për familjen Obama dhe për të ftuarit. Perimet e rritura përfshinin rukolën, koriandër, domate, speca djegës, qepë, spinaq, lakër jeshile, manaferra, shalqi, dhe marule, etj.

Për këtë kopsht janë përgjegjës Zonja e Parë dhe hortikulturuesi i Shtëpisë së Bardhë, si dhe përfshihen edhe një ekip kuzhinierësh e disa nxënës nga një shkollë në Washington. Aktualisht kopshti në Shtëpinë e Bardhë mbikëqyret nga Zonja e Parë, Jill Biden. Edhe aty ajo ka të mbjellur perime të ndryshme, ku edhe në vitin 2021 i kishte dërguar perime gruas së Presidentit Barack Obama, Michelle.

kopshti

LEXO EDHE:

Back to top button