A e keni dëgjuar bashkëpunimin më të ri të Fifit, Bardhit dhe Dj Gimi-O?

Një bashkëpunim shumë interesant, që ne kishim kohë që e prisnim është publikuar mbrëmjen e djeshme.

DJ Gimi-O, reperi Bardhi dhe këngëtarja e njohur Fifi kanë bashkuar të tre forcat në një këngë të vetme.

“Du & Ich” mban titullin kënga e tyre e re, producent i së cilës është Çelik Lipa, ndërsa vija melodike është realizuar nga Fifi dhe Bardhi.

Kënga numëron rreth 500 mijë klikime dhe pritet të bëjë namin.

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja ka ndarë në Youtube këngën e saj të re të titulluar “Ninullë dashurie”, që duket të jetë një nga baladat më të bukura të këtij dimri.

Ndërkohë në fillim të vjeshtës solli një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ajo bashkoi forcat me kushëririn e saj Ermal Fejzullahu për të sjell super këngën  “Përjetësi”.

Videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar dhe menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë miliona klikime në Youtube.

Por, Fifi s’ka ndërmend të heqë dorë nga duetet. Së shpejti ajo do publikojë një këngë me reperin e njohur Bardhi, i cili bëri namin me këngën “Betohemi”.

Vetëm disa javë më parë, Bardhi publikoi këngën e re “Interes”, që po pëlqehet shumë nga publiku.

LEXO EDHE:

Back to top button