A mund të bëhemi të varur nga sheqeri?

A mund të bëhemi të varur nga sheqeri?

Shumë ushqime që konsumojmë çdo ditë janë të pasura me sheqer. Edhe pse është krejtësisht e mirë dhe madje e nevojshme të hahet sheqer, mesatarisht, njerëzit konsumojnë sasi më të mëdha se sa rekomandohet.

Nutricionistja e regjistruar Victoria Taylor shpjegon se shumica e njerëzve e duan ëmbëlsirën natyrale, kështu që ushqimet e pasura me sheqer të shtuar shpesh bëhen pjesë e përditshme e rutinës sonë pa e vërejtur fare.

“Njerëzit shpesh konsumojnë ushqime të ëmbla si shpërblim apo ngushëllim nëse kanë pasur një ditë të keqe. Për shkak të kësa varësia ndaj këtij lloji të ushqimit mund të zhvillohet fjalë për fjalë me kalimin e kohës. Gjegjësisht, ka disa studime, rezultatet e të cilave tregojnë se sheqeri krijon varësi në mënyrë të ngjashme si duhani, alkooli apo droga”, shton Taylor, e cila veçoi disa këshilla për të gjithë ata që mendojnë se konsumojnë shumë ushqime të pasura me sheqer të rafinuar.

”Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të ndryshojmë mënyrën se si mendojmë për ëmbëlsirat tona të preferuara dhe kur ose sa shpesh duam t’i hamë ato. Për të hequr qafe këtë zakon të keq dhe për të krijuar të reja, është e rëndësishme të përpiqemi të largojmë tundimin dhe të ndryshojmë mjedisin, qoftë të shkojmë në një dhomë tjetër apo të bëjmë shëtitje kur na vjen dëshira për sheqer”, shton dietelogja

Si ta njohim varësinë ndaj sheqerit?
Sipas klinikës Cleveland, ka disa shenja që tregojnë se mund të jemi të varur nga sheqeri. Kjo nënkupton paaftësinë për të vetëkontrolluar sasinë e ushqimit të ëmbël që hamë, shpesh duke menduar për ushqimin e ëmbël, për të ngrënë ushqim të ëmbël edhe kur nuk jemi aspak të uritur, si dhe për të konsumuar ushqime të ëmbla kur ndihemi të frustruar, të trishtuar ose nën stress.

LEXO EDHE:

Back to top button