“Red Bull” tallet me konkurencën: Ku është Ferrari e Mercedesi?

Skuadra e “Red Bull” ka bërë një start të jashtëzakonshëm këtij sezoni, duke qenë në avzhdën e rezultateve të shkëlqyera të vitit të kaluar.

 

“Pesë gara e pesë fitore, plus triumfin në garën sprint dhe katër fitore të dyfishta. Nuk kemi patur kurrë një fillim-sezoni të tillë”, shprehet i lumtur Kristian Honer, drejtori sportiv i “Red Bull Racing”.

 

“Pyetja që i bëjmë vetes është: Ku janë të tjerët? Ku është Ferrari e Mercedes? Gjatë dimrit punuam normalisht, duke rritur potencialin e makinës ashtu siç ka bërë çdi skuadër tjetër besoj. Ndaj habitemi se përse rivalët tanë janë kaq pas, ku kanë humbur?”, shprehet më tej shefi i makinës kampione bote në Formula 1.

 

“Besoj se rivalët tanë janë duke punuar për të sjellë disa risi në garat që zhvillohen në Europë. Ne po kursejmë energjitë e fondet për disa risi në pjesën e dytë të sezonit, duke qenë se kemi një penalitet. Gjithsesi, ne po dominojmë dhe kjo na gëzon, pasi tregon se kemi bërë një punë të shkëlqyer”, tha Horner.

LEXO EDHE:

Back to top button