A mund të pritet ulje e çmimit të qumështit? Ja çka thonë nga LOE

A mund të pritet ulje e çmimit të qumështit? Ja çka thonë nga LOE

Nga Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) presin që çmimi i qumështit dhe prodhimeve të qumështit në periudhën e ardhshme të shënojnë ulje për 7-10 për qind. Siç u shpreh përfaqësuesi i LOE, Goran Georgievski në “360 Gradë”, ulja e çmimit pritet të jetë në korniza të uljes së çmimit të rrymës elektrike për kompanitë e industrisë ushqimore, Shkruan Alsat.

“Varësisht nga kalkulimet të brendshme, mendoj se ulja do të jetë në këto korniza. Me sa e di, nga 7-10 për qind do të jetë ulja e çmimit të energjisë elektrike, kjo do të nënkuptonte se kaq do të ulet edhe çmimi i qumështit”, tha Georgievski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button