A po ndërhynë Albin Kurti në zgjedhjet në vend? – Përgjigjet Pendarovski

A po ndërhynë Albin Kurti në zgjedhjet në vend? – Përgjigjet Pendarovski

Gazetar: Lluka Andreev

Sipas presidentit Stevo Pendarovski, deklarata e kolegut të tij serb Aleksandar Vuçiq se Albin Kurti dëshiron të qeverisë në Maqedoni është dhënë për përdorim të brendshëm, shkruan Alsat.

Vuçiq së fundi ka deklaruar se synimi i kryeministrit të Kosovës Kurti është që në zgjedhjet parlamentare të majit në vend ta mposht BDI-në dhe Ali Ahmetin dhe të jetë pjesë e pushtetit në Maqedoni.

“Nuk do të doja të komentoja për shtetarët e huaj që ndoshta kanë ndonjë agjendë të tyren të brendshme dhe komentojnë burrështetas të huaj”, tha Stevo Pendarovski – president.

Pendarovski thotë se nuk është kontestuese që në zgjedhjet në Maqedoni të marrin pjesë persona që janë përkrahës të Kurtit, sepse, siç shton ai, ata nuk janë të huaj, por qytetarë tanë.

“Z. Kurti mund t’i japë mbështetje politike kujt të dojë, sepse për vite me radhë Partia e Socialistëve Evropianë e bën këtë për partitë që i përkrahin këtu, e që janë të huaj, dhe Partia Popullore Evropiane për partitë e djathta në Maqedoni. Në mënyrë të pakontestueshme”, u shpreh Stevo Pendarovski – president.

Në fund të dhjetorit, partitë opozitare shqiptare të bashkuara në “Lidhjen Evropiane për Ndryshim” bënë të ditur se në listat do të ketë edhe figura nga partia e Albin Kurtit.

Kurti, ndërkaq, së fundi tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoni, por ka aktivistë që vijnë nga vendi. Ai në zyrën e tij më 31 janar është takuar me Arben Taravarin, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.

Menjëherë më pas u njoftua se Aleanca për Shqiptarët do t’i bashkohej frontit të opozitës. Për momentin nuk dihet se cilët mbështetës të Kurtit do të ishin në listat zgjedhore./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button