Abrogimi i Ligjit për regjistrimin, VMRO-ja dorëzon firmat në Kuvend

VMRO-DPMNE-ja dorëzoi në Kuvend nënshkrimet e nevojshme për të filluar procedurën për abrogimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Opozita pret që Kuvendi të procedojë në kohë nismën e tyre. Partia e Hristijan Mickoskit pret mbështetje të madhe nga qytetarët.

“Me këtë iniciativë presim që të kemi mbështetje të madhe nga qytetarët dhe t’i kujtojmë Qeverisë se përmes dhunës dhe në mënyrë jo legjitime, pa konsultime me partitë politike nuk mund të sjell ligje të rëndësishme”, tha Gjorgjija Sajkoski, VMRO-DPMNE.

Para formalizimit të nismës, opozita kërkon nga Qeveria të heq dorë nga regjistrimi.

“Kërkojmë nga Qeveria që të ndërpresë procedurën për regjistrimin sepse gjithkund nëpër botë janë anuluar për vitin 2022. Këtë e kërkojmë edhe ne, ta shqyrtojnë tekstin dhe të bëhet regjistrim i duhur për zhvillimin e shtetit. Regjistrimi i paraparë me këtë ligj nuk sjell asgjë më shumë se sa numrin e shtetësisë”, pohoi Gjorgjija Sajkoski, VMRO-DPMNE.

Pas shqyrtimit të nënshkrimeve, kreu i Kuvend obligohet të caktojë seancën e Komisionit juridiko-ligjvënës dhe caktimin e trupit punues amë, që sipas Rregullores duhet të jetë Komisioni për Sistem Politik. Më pas kryetari i Kuvendit njofton kryeministrin, ndërsa ky i fundit njofton zyrtarisht përfaqësitë lokale të KSHZ-së për fillimin e grumbullimit të 100 mijë nënshkrimeve të nevojshme për abrogimin e ligjit.

 

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button