VMRO: Interpelancat ndaj Nikollovskit dhe Mariçiqit, gjatë këtij muaji

Opozita pret që gjatë këtij muaji të debatohen interpelancat kundër Zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovskit dhe ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Nga VMRO-DPMNE thonë se presin mbështetjen e deputetëve të cilët e mendojnë të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

“Pritjet tona janë që ato deputetë për të cilët ekonomia dhe lufta sistemore kundër korrupsionit janë më të rëndësishme, do ta mbështesin interpelancën. Ata të cilët më të rëndësishme kanë partinë dhe koalicionin qeveritarë nuk do të mund t’i bindim, por rëndësi ka publiku t’i dijë argumentet”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Opozita alarmon se radhitja në vendin e 111 ndikon negativisht në ekonominë e vendit.

“Konsiderojmë se lista e “Transparency International” duhet të na shqetësojë. Është përpunuar me të dhënat e dy viteve të fundit gjë që ndikon në përkeqësimin e ekonomisë. Konsiderojmë se përgjegjësia është e pushtetit që ka presidentin, Qeverinë dhe Komunat”, pohoi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.   

Interpelanca kundër Nikollovskit erdhi si pasojë e raportit të “Transparency International” ku Maqedonia e Veriut u radhit në vendin e 111-ta në luftën kundër korrupsionit, ndërsa interpelanca kundër Mariçiq erdhi pas skandalit me “Javna Soba” në aplikacionin Telegram. Javën e kaluar Kuvendi me shumicë votash rrëzoi interpelancën kundër Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, e parashtruar nga partitë opozitare.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button