Adele nuk do t’i dedikojë asnjë këngë ish-bashkëshortit dhe kjo është arsyeja pse

Disa nga ndarjet e së shkuarës e ndihmuan Adele që të shkruante këngët më të bukura të karrierës së saj artistike. Mirëpo për ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki, nuk do të ketë asnjë këngë si dedikim.

“The Sun” ka mësuar se këngëtarja ka bërë marrëveshje me ish-bashkëshortin që të mos shkruajë këngë për të në shenjë respekti. Një burim pranë dyshes ka thënë:

“Thyerjet e zemrës e kanë ndihmuar Adele që të realizojë këngë gjatë viteve, por ndarja iështë gjë komplet tjetër. Ata janë të dy të vetëdijshëm se djali Angelo duhet të mbrohet dhe kjo është arsyeja pse Adele ka rënë dakord që të mos këndojë për marrëdhënien e tyre.

Albumi i saj i ri do të ketë një muzikë tjetër gjithsesi, kështu që atë nuk e kas shqetësuar fakti që Simon dëshironte ta mbante lidhjen e tyre larg këngëve të saj. Është një shenjë respekti”.

Këngëtarja e famshme i dha fund martesës disavjeçare me Simon Konecki gjatë vitit 2019-të. Divorci i tyre ishte shumë i papritur, pasi Adele dhe Simon kishin treguar se ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ata janë prindër edhe të një djali 9-vjeçar, të quajtur Angelo, i cili erdhi në jetë në vitin 2012-të.

LEXO EDHE:

Back to top button