Ademi: Gjithçka që dinë shqiptarët në 35 vitet e fundit ka qenë ndarja

Ademi: Gjithçka që dinë shqiptarët në 35 vitet e fundit ka qenë ndarja

Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, poçërisht në kampin shqiptar profesori universitar Visar Ademi thotë se gjithçka që dinë shqiptarët në 35 vitet e fundit ka qenë ndarja. Në intervistë për Alsat, Ademi tha se nga tre parti politike sa kishin në fillim shqiptarët aktualisht kanë mbi 50 parti më të vogla, duke u ndarë në bazë të rajoneve dhe inateve personale. Shqiptarët në Maqedoni sipas tij akoma nuk janë pjekur që të kenë unitet dhe bashkërendim të gjërave sa i përket çështjeve strategjike dhe madhore. Duke folur për zhvillimet në VLEN, Ademi akuzoi kreun e ASH-së Tarvari si përçarës

“Shihe duke ta caktojmë rolin e Taravarit brenda. Unë nuk jam nga ato që i lexojnë deklaratat pasi ato janë për të hedhur pluhur njerëzve. Analizoni figurën e Taravarit. Nga viti 1992 figura e tij është rezultat i të gjitha intrigave, përçarjeve që kanë ndodhur nëpër partitë politike, ai e përçau fillimisht Menduh Thaçin dhe shkoi te Bardhyl Mahmuti, pastaj nga atje e përçau Bardhyl Mahmutin shkoi te Ziadin Sela, pastaj e bëri lëmsh partinë e Ziadin Selës shkoi te VLEN-i pastaj akoma më keq është se e mbajti Ali Ahmetin në Gostivar deri në momentin e fundit me ato takimet se do të bëhen me kryeministër teknik dhe e përçau. Unë kam dyshime të mëdha për figurën e këtij personi edhe për qenien kombëtare të këtij personi. Sot, fatkeqësisht Menduh Thaçi e tha punën e emrit por nuk është emri ajo e cila e bën njeriun shqiptar apo maqedonas, e bën ndjesia, sa ndjesi ke ti për një përkatësi etnike që e ke, sa je komod me atë që je, edhe unë për rolin e këtij personi dhe eksperiencën dhe historinë e tij që e ka unë nuk kam parë përveç intrigave, përçarjeve, ndarjeve e kështu me rrallë, s’di pse ka pasur iluzion që figura e tij kur të vjen te VLEN-i do të ketë njëfar uniteti”, deklaroi Visar Ademi, Profesor. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button