Arijan Ademi, me më shumë trofe të Dinamo

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi është futbollisti me më shumë trofe në historikun e Dinamo Zagrebi. Ai ka regjistruar plot 11 tituj të kampionit, gjashtë tituj të Kupës dhe tre Superkupa të Kroacisë. Dinamo mundi të dielën Shibenikun me 2-0 dhe fitoi titullin, ndërsa kapiteni i Dinamos, u rikthye në vendlindje, në stadiumin, ku ka hedhur hapat e parë futbollistike. Dhe pikërisht në Shibenik fitoi trofeun e 20-të, si lojtar i ekipit të Dinamo Zagrebit.

 

“Më vjen mirë që përkoi kështu, të festoj titullin tim të preferuar në vendlindjen time, në Shibenik. Më duhet të them se Hajduku na shtyn përpara me lojërat e tij të mira së fundmi. Gjithçka është shumë më e lehtë me tifozët që na mbështesin. Kemi një tjetër ndeshje me Hajdukun në stadiumin ‘Maksimir’. Ende nuk kemi fituar këtë sezon, besojmë se do të kemi suksese në xhiron e fundit dhe do ta festojmë titullin në mënyrën e duhur”, tha Ademi pas fitimit të titullit.

Mihael Mikic dhe Tomislav Butina janë pas ikonës së Dinamos, me 16 trofe të fituar në fanellën e skuadrës kroate , ndërsa nga brezi i sotëm më afër Arijan Ademir është Amer Gojak, duke grumbulluar 12 trofe.

 

LEXO EDHE:

Back to top button