Ademi në dyshim, Angelovski fton Onur Totre

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas dy ditëve do të zhvillojë përballjen më të rëndësishme në historikun e vet, kur takohen me Gjeorgjinë në Tbilisi. Vetëm 90 minuta i ndajnë futbollistët e Maqedonisë nga kualifikimi në një Kampionat Evropian.

Mirëpo pasi që një ditë më parë Daniel Bozhinovski doli pozitiv, sot është konfirmuar se Arian Ademi është në dyshim për sfidën me Gjeorgjinë Andaj trajneri Igor Angelovski ka vendosur që të ftojë mesfushorin e Shkëndijës, Onur Totre, i cili debutoi në përballjen me Gjeorgjinë në Shkup, në muajin tetor. Ndërkohë lajmi i mirë është që Kire Ristevski ka rezultuar negative në testet për “Covid 19” dhe do të bashkohet me Maqedonisë në udhëtimin drejt Tbilisit.

Kujtojmë se ditë më parë Elif Elmas, Ezgjan Alioski dhe Goran Pandev, të fundit iu bashkuan kontigjentit të futbollistëve që sonte zhvillojnë stërvitjen e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button