Kosovë, pesë viktima dhe 596 raste të reja me koronavirus

Pesë viktima dhe 596 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të martën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 1,559 mostrave, ndërsa viktimat janë regjistruar: dy në Gjilan, dy në Prizren dhe një në Suharekë.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve të reja pozitive: 295.

Instituti tha se në 24-orëshin paraprak, 136 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 25,388.

Prej tyre, 773 pacientë kanë vdekur dhe 16,362 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 8,253.

LEXO EDHE:

Back to top button