Vaksina kundër Covid-19 në Maqedoni pritet të mbërrijë në fillim të vitit të ardhshëm

Vaksinën kundër virusit korona, Maqedonia mund ta ketë në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas ministrit të Shëndetësisë, vendi jonë vaksinën do ta marrë përmes mekanizmit Kovaks dhe atë nga të dyja kompanitë të cilat tashmë e kanë lejen për ti distribuuar vaksinat, Astra Zenik dhe Fajzer.

Pritjet janë në muajt e parë të vitit të ardhshëm, në janar ose shkurt, në pajtueshmëri me dinamikën e tashme të zhvillimit të punëve. Kemi edhe dy oferta të tjera, një nga Polonia përmes ambasadorit polak dhe tjetra përmes kryeministrit Micotakis i cili drejtpërdrejtë, kryeministrit Zaev gjatë takimit të tyre të fundit në samitin në Selanik tregoi vullnet dhe mundësi të jemi pjesë edhe e sasisë së tyre të furnizimit e cila është si anëtare e BE-së, i siguron përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë me kompaninë Astra Zenik”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

Ministri Filipçe hodhi poshtë zërat se në fundjavë mund të ketë karantinë dhe orë policore. Sipas tij kjo nuk është e nevojshme për aq kohë sa respektohet masat, përfshi atë për mos grumbullimin e me më shumë se katër personave.

Tani për tani jo. Tani mendojmë se këto masa janë tërësisht të mjaftueshme, ja ku kemi edhe masë shtesë për ndalimin e grupimeve dhe nëse respektohen në periudhën e ardhshme do të japin rezultate”-pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe shtoi se prej dje kanë filluar edhe testimet e shpejta në gjashtë Shtëpitë e Shëndetit në Shkup, në Jane Sandanski, Gjorçe Petrov, në Çair, në shtëpitë e Shëndetit në Çento, në Bit Pazar dhe në MIN Ballkan. Ai shpjegon se terminët për testet e shpejta caktohen përmes mjekëve amë dhe tek pacientët të cilët kanë më pakë se pesë ditë simptoma.

Në ditë bëhen nga 300 deri në 500 teste të shpejta, ndërsa planifikohet që këto lloj testesh, ditët në vijim të shpërndahen edhe në qendra të tjera për shëndet publik nëpër gjithë vendin. Lidhur me kapacitetet e spitaleve, ministri Filipçe tha se përveç në Strumicë dhe në Kumanovë, në të gjitha spitalet rreth vendit, ka shtretër të lirë.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button