Erdon Daci: Besoj se do të arkëtojmë 6 pikë 

Përfaqësuesja e Maqedoni U21 në futboll, deri në fund të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, do të zhvillojë edhe dy përballje, kundër Izraelit në transfertë dhe Malit të Zi në Shkup. Në prag të këtyre dy sfidave, futbollistët kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para udhëtimit drejt Izraelit. Trajneri Blagoja Milevski, beson se me rëndësi është se si do të paraqitet Maqedonia në terren dhe jo se si do të luajë Izraeli ose Mali i Zi. Ndërkohë sulmuesi Erdon Daci është optimist se Maqedonia U21, mund të arkëtojë 6 pikë dhe të hap rrugën drejt Kampionatit Evropian.

Erdon Daci, sulmues i Maqedonisë U21

Ne si reprezentues duam që të shkojmë për të fituar 6 pikë dhe të fitojmë të dy takimet. Duam që të luajmë futboll të mirë dhe të shënojmë fitore në dy ndeshjet. Janë ndeshjet e fundit dhe të gjithë ëndërrojmë si një shpirt, ku janë bashkuar të gjithë futbollistët dhe seleksionuesi dhe dëshirojmë që të përsërisim suksesin që e kishim 3 vite më parë. Ne nuk kemi luajtur keq në ndeshjet e kaluar, por nuk kishim fat. Mirëpo këto dy ndeshje jemi të përgatitur psiqikisht dhe fizikisht dhe secili prej ne do të jep maksimumin dhe si ekip, që të fitojmë këto 2 ndeshje.

 

Sfida e parë për Maqedoninë U21, do të jetë kundër Izraelit, më 12 nëntor, në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button