Ademi, takim pune me Davor Shukerin

 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një vizitë pune në Zagreb, në Federatën e Futbollit të Kroacisë, me ç’rast u prit nga presidenti i saj, Davor Shuker. Në këtë takim disa orësh, presidentët Ademi e Shuker, diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy federatave në shumë sfera, me theks të veçantë për mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve miqësore, qoftë me kombëtaret respektive A, qoftë me ekipet e grupmoshav,e si dhe me ekipet e veteranëve.

Të dyja palët u dakorduan që në një të ardhme të afërt këto diskutime të vazhdojnë në mënyrë që të gjenden datat e sakta se kur mund të zhvillohen ndeshjet në fjalë, transmeton lajmi.net. Ndër të tjera, Ademi e Shuker diskutuan edhe për zhvillimet eventuale në UEFA, ku Shuker e mban pozicionin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv. Ndërkaq, në frymën e miqësisë së vërtetë me presidentin Ademi, Shuker premtoi që është i gatshëm në çdo kohë për FFK-në dhe për Ademin kurdo që është e nevojshme.

 

LEXO EDHE:

Back to top button