Ademi: Zhires mund të largohet nëse nuk kualifikohemi në EURO 2024

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se synimi i Kosovës është të kualifikohet në “Euro 2024”. Në një intervistë për “ATV”, kreu i shtëpisë së futbollit kosovar ka njoftuar se trajneri Alen Zhires mund të largohet nëse nuk e arrin synimi.

“Tani, trajnerin e mban rezultati. Kosovën duam ta kualifikojmë (për EURO 2024), nëse nuk kualifikohet, mund të ketë edhe ndërrime, por edhe mund të vazhdojmë”, ka thënë Ademi.

Zhires u emërua në krye të kombëtares së Kosovës në fillim të këtij viti, ku në 10 ndeshje, katër i ka fitore, tri barazime dhe tri humbje.

LEXO EDHE:

Back to top button