Al Nassr pas Kristiano Ronaldos, kërkon edhe një kampion bote

Skuadra arabe e Al Nassr ëndërron të bëjë një skuadër të madhe. Përveç transferimit të Kristiano Ronaldo kanë vënë në shënjestër edhe francezin N’Golo Kante, që luan në Premier Ligë me Çellsin. 31-vjeçari nuk luajti në Botërorin e fundit në Katar, pasi ishte i dëmtuar, ndërkohë që 4 vite më parë u shpall kampion bote me Francën.

Lajmin e konfirmon e përditshmja “Foot Mercato”, që sqaron se klubi arab kërkon të bindë Kante të transfererohet te skuadra e tyre, duke qenë se kontrata me “blues” skadon në fund të këtij sezoni. Edhe Çellsi është gati të lërë të lirë lojtarin që në janar, në mënyrë që të arkëtojnë diçka, për të mos u larguar me koston zero në fund të sezonit.

Gjithsesi, për Al Nasssr nuk ka për të qenë e lehtë, pasi për Kante është interesuar edhe Barcelona, e gatshme të kënaqë kërkesat financiare të mesfushorit. Ndërkohë që, pengesë për arabët është rregullorja, që nuk lejon klubet të kenë më shumë se 7 futbollistë të huaj. Al Nassr deri më tani ka 6 të tillë dhe ënse vjen CR7, atëherë duhet të ,argojnë një tjetër “të huaj2 për t’I hapur hapësira N’Golo Kante.

LEXO EDHE:

Back to top button