Aerodromi “vatër” e virusit Korona, qytetarët nuk respektojnë masat

Në Komunën e Aerodromit, e cila kryeson për numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus shumë qytetarë nuk i binden ligjit, duke mos vendosur maskë në ambient të hapur, ose disa të tjerë maskat i mbajnë në mënyrë të gabuar. Qytetarët e anketuar kërkojnë masa edhe më të ashpra, ndërsa të tjerë thonë se masat nuk do të japin efekt.

“Gjendja është shumë e keqe. Duhet para së gjithash ne njerëzit të kujdesemi. Pastaj edhe Qeveria. 90% janë përgjegjës qytetarët e më pas institucionet për sëmundjet infektive të marrin masa më rigoroze”.

“Dihet, pasi ka që vdesin nga 20-30 vjeçar, çfarë vatre më të madhe se kjo dëshiron”.

“Duhet të vendoset orë policore në mbrëmje dhe në fundjavë”.

Për rritjen e numrit të të infektuarve në këtë Komunë, disa të anketuar fajësojnë të rinjtë, të cilët thonë se grumbullohen në numër të madh.

“Sipas meje, të rinjtë kontribuojnë më së shumti për këtë, kafenetë, në mbrëmje grumbullohen, diskotekat po ashtu, pa maska të gjithë shkojnë sa shoh në TV. Mendoj se nga kjo është”.

“Shumë shpesh ndodh të ketë më shumë se 20 persona në një vend. E nuk e dimë kush e ka koronën”.

“Aerodromi, këtu ka njerëz siç ka edhe në komunat tjera, por është grupimi i disa ngjarjeve se si këtu infektohen më së shumti. Po është për shkak të mos respektimit të masave, por unë do të thosha, se sipas meje, më shumë për shkak të kufizimeve të cilat u vendosën herën e kaluar por nuk dhanë rezultate, e tani vendosen kufizimet e njëjta”.

Në Komunën e Aerodromit aktualisht ka mbi 930 raste aktive me koronavirus.

Mefail Isamaili

LEXO EDHE:

Back to top button