Aeroplanët izraelitë hedhin fletushka mbi Gaza me një mesazh për Hamasin
Aeroplanët izraelitë hedhin fletushka mbi Gaza me një mesazh për Hamasin
Gjatë gjithë ditës, aeroplanët izraelitë kanë lëshuar fletushka mbi Gaza që tregojnë një foto të liderit të vdekur të Hamasit, Yahya Sinwar, me mesazhin se “Hamasi nuk do ta sundojë më Gazën”.
Bëhet e ditur se mesazhi u bëri jehonë fjalëve të kryeministrit Benjamin Netanyahu, pasi IDF konfirmoi vrasjen e Sinwar.
“Sinwar shkatërroi jetën tuaj”, shkruhej në fletushka sipas banorëve të qytetit jugor të Khan Younis dhe imazheve që qarkullojnë në internet, shkruan skynews.
“Hamasi nuk do të sundojë më Gazën. Më në fund, ka ardhur shansi juaj për t’u çliruar nga tirania e tij”.
“Kushdo që i lëshon armët dhe i dorëzon pengjet do të lejohet të largohet dhe të jetojë në paqe”.
Ndryshe, SHBA-ja dhe liderë të tjerë botërorë po këmbëngulin sërish në arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit dhe lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza, pas vrasjes së Sinwar.
Ky i fundit, që besohej nga Izraeli të ishte arkitekti kryesor i sulmit të 7 tetorit, u vra gjatë një operacioni në Rripin e Gazës.