Afër 3200 raste aktive me COVID

Afër 3200 raste aktive me COVID

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 3 mijë e 176.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 255 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.301 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,094 qytetarë.

Deri më sot 824.433 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.911 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,671 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button