Afërdita Dreshaj në muajt e fundit të shtatzanisë, udhëtoi drejt New York-ut

Për pak muaj Afërdita Dreshaj pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe do të lindë një djalë bukurosh. Duke qenë se shtatzënia po shkon drejt fundit, Afërdita po merret me përgatitjet e fundit për të pritur vogëlushin në shtëpi.

Ajo ka treguar se ka blerë gjithçka që do i duhet të voglit dhe i ka bërë gati garderobën e tij. Afërdita ka publikuar së fundmi një foto nga dollapi i djalit dhe në të bien në sy veshje sportive në ngjyra të ndryshme. Afërdita ka blerë që tani edhe lodra, që do e shoqërojnë të voglin gjatë gjithë rritjes së tij. Nga detajet në foto, vihet re se Afërdita i ka blerë veshjet e vogëlushit në disa nga markat më të njohura ndërkombëtare si “Dior” apo “Fendi”.

Teksa shijon në maksimum shtatzëninë, Afërdita ka shijuar pafund edhe udhëtimet gjatë kësaj periudhe. Kësaj here, këngëtarja është nisur në një tjetër destinacion me bashkëshortin e saj Jakub dhe motrën, Jehonën.

Destinacioni i radhës ka qenë New York-u, siç ka treguar Afërdita në InstaStory. Në fakt, ajo e ka zgjedhur këtë destinacion për një qëllim! Afërdita po realizon një set fotografik gjatë shtatzënisë me fotografin e famshëm Fadil Berisha, i cili do të përjetësojë momentin më të bukur të jetës së saj, teksa pret të bëhet nënë.

Në InstaStory, këngëtarja ka ndarë momente nga seti fotografik, duke treguar edhe disa prej pamjeve të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button