Afrika e Jugut, mbron titullin dhe shkruan historinë

Ragbistët e Afrikës së Jugut mbrojtën titullin e kampionëve të botës pasi mposhtën Zelandën e Re me rezultat 12:11 në finalen e Kupës së Botës në “Stade de France”.

Afrikanët e Jugut i shënuan të gjitha pikët në goditjet e penalltisë, ndërsa Zelanda e Re shënoi, por më pas Mo’unga nuk arriti të realizonte konvertimin që do të kishte siguruar kthesën.

Kjo ishte finalja e katërt për Afrikën e Jugut. Në Botërorin e sivjetmë në Francë, afrikano-jugorët i fituan të tria ndeshjet në fazën eliminatore me një diferencë të ngushtë. Në çerekfinale mposhtën francezët me 29:28, ndërsa në gjysmëfinale anglezët me 16:15.

Afrika e Jugut më parë ka fituar Kupën e Botës në 1995, 2007 dhe 2019, dhe ky është titulli i tyre i katërt dhe janë vendi i parë me katër tituj kampion bote. Nga ana tjetër, Zelanda e Re ka mbetur në tre tituj të kampionatit botëror.

LEXO EDHE:

Back to top button