“Kuqezinjtë” gati për të sfiduar Napolin, por “frikësohen” nga arbitri Daniele Orsato

Napoli-Milan i është besuar Daniele Orsatos, i cili ka arbitruar 37 ndeshje për “kuqezinjtë” në karrierën e tij: 13 fitore, 8 humbje dhe 16 barazime.

47- vjeçari nuk njeh më shumë barazime me asnjë skuadër tjetër, madje as në 49 herët që ka arbitruar Napolin (15 barazime). Zgjedhja për t’i besuar Orsatos, Napoli-Milan, ishte e veçantë, sepse Milani ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të diskutueshme me arbitrin nga kolegjiumi i Skios.

Në fakt, ka disa gabime që shoqëruan arbitrimet e tij me “kuqezinjtë” në fushë: në Lacio-Milan më 26 prill 2021, një sfidë ku ndaj Çalhanoglusë nuk u fishkëllye në fillim të aksionit që më pas çoi në golin e dytë të Korreas. Të njëjtin fat kishte pasur një faull ndaj Piontekut në zonën e rreptësisë në një Sampdoria-Milan në 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button