Ageler: Të ndalet presioni ndaj gjykatësve

Ageler: Të ndalet presioni ndaj gjykatësve

Ambasadorja amerikane, Angella Ageler, porositi që të ndalet presioni ndaj gjykatësve.

Në shënimin e 60-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Ageler tha se gjykatësit duhet të jenë të “verbër” ndaj ndikimeve politike dhe mendimit publik, shkruan Alsat.

Sipas saj, sundimin e ligjit mund ta ruajnë vetëm gjykatës të pavarur. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, kërkoi nga zyrtarët shtetërorë që të ndikojnë në proceset e fuqizimit të Gjykatës Kushtetuese dhe inkurajoi qytetarët që të kërkojnë mbrojtje juridike para gjykatësve kushtetues.

Nga ana tjetër, kreu i Misionit të OSBE-së, Kilian Vall, bëri thirrje që të sigurohet financimi i qëndrueshëm i Gjykatës Kushtetuese, për të mundësuar pavarësinë e plotë të gjykatës.

“Duke parë matricën kushtetuese-juridike të komunitetit tonë, në prizmin historik, nuk mund të mos thuhet se vullneti i shtetit ligjor është më i fortë se të gjitha anomalitë sistematike-politike”, tha Dobrilla Kacarska– kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

“Kam dëgjuar nga shumë prej jush për presionet që ju janë bërë. Presionet mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut janë diçka që duhet të ndalen, gjykatësit duhet të jenë të lirë të praktikojnë ligjin. Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë dhe po e kërkojnë gjithnjë e më shumë”, u shpreh Angella Ageler – Ambasadore e SHBA-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button