Agjencia e Emergjencave njofton se 9 familje me 80 anëtarë janë evakuuar në Gjakovë

Agjencia e Emergjencave njofton se 9 familje me 80 anëtarë janë evakuuar në Gjakovë

Pas vërshimeve që kanë përfshirë Gjakovën, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se janë evakuuar 9 familje me më së paku 80 anëtarë në një lokacion të sigurt. Mes tjerash, agjencia ka njoftuar se situata vazhdon të përcillet me prezencë dhe koordinim nga vendi i ngjarjes, përmes Qendrave Operative Emergjente 112 Pejë, Gjakovë, dhe resurset e komunave fqinje.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka reaguar pas vërshimeve në Gjakovë dhe Rahovec përmes një postimi.

Në njoftimin e Agjencisë, thuhet se pjesa me e rrezikuar ishte fshati Brekoc, i cili është vërshuar ne tërësi nga rritja e nivelit të lumit Erenik.

“Me intervenimin e ekipeve të mbrojtjes dhe shpëtimit nga Komuna e Gjakovës ju është ofruar ndihmë dhe janë evakuuar 9 familje me se paku 80 anëtarë, te cilët janë strehuar përkohësisht në një lokacion tjetër të sigurtë. Viktima nuk ka pasur pos dëmeve materiale te krijuara nga vërshimi i ujit, procesi i vlerësimit është në vijim, dhe do të përfundojë me përfundimin e emergjencës”, thuhet në njoftim.

Në vërshime thuhet se janë përfshirë edhe disa lagje të qytetit siç janë lagjja e Qabratit, lokacioni i quajtur “Pika e zezë” afër hotelit President, fshati Brodosan, Meje, Rugovë e Hasit, rruga “Ahmet Koronica”, pjesa e bllokut të ri te ura e Moglicës dhe disa tjera më intensitet me të vogël.

“Agjencia e Menaxhimit Emergjent me Nivelin Komunal nga vendi i ngjarjes njofton se situata për momentin është në kontroll, nga niveli qëndrorë AME është kërkuar mbështetje dhe ndihme në sanimin e situatës, rrjedhimisht edhe janë dërguar dy ekipe të Pompimit me kapacitet të lartë, ndërsa ekipi për kërkim shpëtim me barka në përmbytje është në gatishmëri operacionale për ndihmë të zonës së rrezikuar”.

Agjensia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata vazhdon të përcillet me prezencë dhe koordinim nga vendi i ngjarjes, përmes Qendrave Operative Emergjente 112 Pejë, Gjakovë, dhe resurset e komunave fqinje.

LEXO EDHE:

Back to top button