Agjencia nuk prononcohet për tragjedinë, familjarët kërkojnë më shumë informacione
Që nga orët e para të mëngjesit familjarë të shumtë kanë shkuar përpara zyrës së agjencisë turistike, e cila organizoi udhëtimin në Stamboll. Ata kërkonin detaje për tragjedinë, por dyer e agjencisë “Besa Trans” ishin të mbyllura. Ministria e Jashtme ndërkohë ka hapur linjë të posaçme ku mund të kontaktojnë familjarët.
Për të marrë më shumë informacione në lidhje direkte kemi gazetarin Mefail Ismaili.
Mefail a ka ndonjë informacion nga vetë agjencia dhe çfarë thanë familjarët që ishin aty?








