Agjenti i FBI-së është një nga punët më të vështira, a do ta kalonit testin?
Agjenti Special i FBI-së është një nga punët më të vështira për t'u marrë. Sipas statistikave, më pak se 5% e aplikantëve pranohen në shërbim.

FBI ka segmente të ndryshme testimi për agjentët e ardhshëm dhe potencialë, por shkalla e kalueshmërisë është shumë e ulët. Testet kanë të bëjnë me të menduarit logjik, kritik dhe të situatës, vlerësimin e karakterit dhe analizën e preferencave dhe interesave.
Shihni kuizin më poshtë për tre detyra që demonstrojnë aftësitë e të menduarit logjik dhe të arsyetimit. Mund t’i zgjidhni ato?
FBI, natyrisht, nuk do t’ju ofrojë përgjigje nga të cilat mund të zgjidhni atë të saktë.
1. Në një dhomë janë dy gra të ulura përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë i vogël po luan në dysheme. Studioni me kujdes figurën. Kush mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës?
A) Gruaja në të majtë
B) Gruaja në të djathtë
2. Një vrasës serial rrëmbeu njerëz dhe i detyroi të merrnin një nga dy pilulat e ofruara. Njëra ishte e padëmshme dhe tjetra helmuese. Çfarëdo pilule që merrnin viktimat, vrasësi serial mori tjetrin. Çdo herë viktimat vdisnin dhe vrasësi serial mbijetonte. Si e merrte vrasësi gjithmonë pilulën e padëmshme?

A) Ai mashtroi viktimat
B) Të dyja tabletat ishin të padëmshme
3. Një burrë dhe një grua shkuan në një restorant për darkë. Teksa po prisnin pjatën kryesore, gruaja porositi 5 pije me akull sepse ishte shumë vapë. Gruaja piu 4 përnjëherë, dhe burri vetëm një. Pas ca kohësh, burri u sëmur dhe vdiq. Mjekët thanë se të gjitha pijet ishin të helmuara. Pse gruaja mbijetoi dhe burri vdiq? Lexojeni përsëri, me kujdes.
A) Helmi nuk funksionoi tek ajo
B) Helmi ishte në akull

Pyetja e parë: Nëna e fëmijës është zonja në të majtë. Ajo ulet me këmbët drejt fëmijës. Ky pozicion pasqyron dëshirën e natyrshme të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj. Qëndrimi i gruas në të majtë është mbrojtës, i përkulur pak përpara.
Pyetja e dytë: Të dyja tabletat ishin të padëmshme. Helmi ka qenë në gotën me ujë që kanë pirë viktimat.
Pyetja e tretë: Helmi ishte në akull. Meqenëse gruaja pinte shpejt, akulli nuk pati kohë të shkrihej. Burri piu ngadalë dhe helmi u tret në pijen e tij.